Kisha 800-vjeçare e Shen Stefanit në Blinisht të Lezhes është demtuar rëndë. Rrenojat e saj i përkasin shekullit të XII ndërsa objekti është shpallur monument kulture nga shteti që në vitin 1984. Së fundmi është vënë re se muret e saj janë demtuar ndjeshëm.
Një ndër shkaqet ka të bëjë me prerjen e një peme pranë tyre por jo vetëm kaq. Të gjendura mes varrezave të fshatit, rrenojat e kësaj kishe janë dëmtuar rëndë sepse në to janë zhvilluar gërmime që kanë shkaktuar rrëzimin e mureve.
Lezhe, demtohet kisha 800-vjeçare e Shen Stefanit
Një fakt, ende më i rëndë ka të bëjë me faktin e nga gërmimet kanë dalë në sipërfaqe eshtra të njerëzve që janë varrosur ndër shekuj pranë kësaj kishe shumë të vjetër në Shqiperi. Ende nuk dihet se kush i ka kryer këto punime dhe as se kush ka prerë pemët dhe hequr bimësinë në muret e kishës.
Kjo ndërhyrje ka sjellë rrëzimin e një pjese të murit të saj që qëndronte në këmbë prej 8 shekujsh. Konstatimi i dëmtimit është bërë nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar edhe autoritetet. (Balkanweb / Lezha.eu)